Aristidh Kola
Humbje e madhe; na e vranë Aristidh KolënMë 11 tetor të vitit 2000, në një spital të Athinës, në moshën 55-vjeçare mbylli sytë një nga kolosët e letrave shqipe të shekullit XX, historiani, juristi dhe studiusi arvanitas, Aristidh Kola. Ai lindi në Thiva të Greqisë Qendrore, zonë e cila banohet tërësisht nga shqiptarët, që në Greqi thirren arvanitas. Aristidhi, si edhe mijëra e mijëra bashkëkombas të tij, u edukuan me frymën e dashurisë për traditat shqiptare, që trashëgoi kjo pjesë e popullatës shumëkombëshe e Greqisë së sotme, prej afërsisht 10 milionë banorë, ku 1/3 e saj përbëhet nga popullata shqiptare, si dhe pjesa tjetër nga kombe dhe kombësi të ndryshme.Aristidh Kola studioi për jurispudencë në Athinë dhe pas mbarimit të universitetit, për shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të shqiptarëve në Greqi. Ai përfundoi librin e tij të famshëm, "Arvanitasit dhe origjina e grekëve", që bëri një jehonë të jashtëzakonshme në të gjithë Greqinë, si dhe në diasporën e saj jashtë vendit; njohu 9 botime brenda dhjetë vjetëve. Kola botoi revistën tashmë të njohur, "Besa", si dhe revistën tjetër periodike, "Arvanon". Këto revista bënin edukimin e shqiptarëve të Greqisë me traditat e shkëlqyera të tyre historike. Këto flisnin, gjithashtu, për autoktoninë e shqiptarëve të Greqisë, si dhe kultivonin kulturën, traditat, zakonet shqiptare në këtë vend. Dihet, se në Greqi ka influenca të tjera të kombeve dhe kombësive, siç janë sllavo-bullgarët, që shtrihen në veri të Greqisë, turqit, që shtrihen në veri-lindje të këtij shteti, romano-vllehët, evgjitët, që nuk janë pak në këtë shtet, por i kalojnë tre milionë banorë, si dhe popullata katolike, izraelite dhe egjyptiane. Pra, për të mbrojtur këto doke dhe zakone, në këtë konglomerat popujsh të ndryshëm të Greqisë, këto revista kanë bërë një punë jashtëzakonisht të mirë për të ruajtur ndjenjat kombëtare të arvanitasve.Kontributi i tij kombëtarAristidh Kola botoi thirrjen e shqiptarëve të Greqisë, që u bë në fund të shekullit XIX, gjë që hodhi dritë mbi lidhjet e shumta të shqiptarëve të Ballkanit, të cilët kërkonin një shtet të bashkuar, që fillonte nga Veriu i Shqipërisë së asaj kohe, në Nish të Serbisë e deri në Selanik të Greqisë. Ky shtet do të kishte një popullatë shqiptare me pakica greke dhe sllave, në shumën jo më pak se 13 milionë banorë. Në vargun e shumë librave të Aristidhit, është edhe libri "Greqia në çarkun e Jugosllavisë së Millosheviçit", i cili u botua edhe në gjuhën shqipe. Aty Kola përshkruan në mënyrë reale marrëdhëniet greko-sërbe dhe njëkohësisht, denoncon kombinacionet e tyre karshi kombit shqiptar dhe influencat negative mesjetare të ortodoksizmit greko-serb në Ballkan. Aristidhi bashkëpunoi me të gjitha rrethet e diasporës shqiptare në Botë. Ai mbante lidhje dhe bashkëpunoi me shqiptarët e Amerikës, me mikun e tij të ngushtë, Antonio Belushi, në Kozenca të Italisë, me intelektualët e Kosovës, të Maqedonisë, të Turqisë dhe atyre të Shqipërisë. Ai ishte lidhur edhe me arbëreshët e Korsikës, nga të cilët kishte dalë edhe i madhi Napoleon Bonoparti. Kola, në mënyrë heroike mbrojti në dhjetëra emisione televizive, si dhe në mjetet e informimit grek, luftën e UÇK-së, e ju kundërvu propagandës së neveritshme e të ndyrë të qarqeve ultranacionaliste greko-serbe, kundër vëllezërve tanë kosovarë, gjatë masakrave të barbarëve serbë në Kosovë dhe përkrahu bombardimet e NATO-s në të ashtuquajturën Jugosllavi.Kopla, si kryetar i shoqatës së arvanitasve të Greqisë "Marko Boçari", do të akuzohej nga forcat ultrashoviniste ortodokse greke, vazhdimisht për të vërtetën e ngjarjeve të Kosovës, si dhe për të vërtetën e shqiptarëve në Greqi, që ai i përfaqësonte nëpërmjet shoqatës së tij, njohur edhe nga ligjet e shtetit grek. Atë e hodhën në gjyq përfaqësues të organizatave ultranacionale greke, të cilat e kërcënuan edhe me vdekje. Nuk është rastësi që në të gjithë Athinën, në pranverën e vitit 1999, në ngjarjet e Kosovës, ishin shkruar me dhjetëra parulla ku kërkohej varja në litar e Kolës, pra, vdekja e tij. http://p082.ezboard.com/Aristi...
Channel: People & Blogs
Uploaded: November 30, 1999 at 12:00 am
Author: bylysi
Length: 01:20
Rating: 4.69
Views: 9562
Tags: albanian aristidh arvanite cameria epiri kola shqip
Video Comments
|
NYPD44 (November 30, 1999 at 12:00 am)
They killed him but they can not kill the results of his study
EverythingEverytimer (November 30, 1999 at 12:00 am)
I lavdishem kujtimi Aristidhit!!!
NYPD44 (November 30, 1999 at 12:00 am)
"Please do not feed any ilusions. I was killed and so have they acted with the other two presidents of the Arvanitas Society "Marko Botchari" whom also died from "leucemia". I've told these words to the other friends of mine..."The words of Aristidh Kola on his death bed. He is thought to have been poisoned by greek ultra nationalists. He was writer, publisher and president of the Arvanitas Society "Marko Botchari" in Athens.
NYPD44 (November 30, 1999 at 12:00 am)
Arvanit wake up and start asking from the state that you fought for to respect you!Ask for schools in Arvanite languageIf the Greek government really appreciate what Arvanites did in Greece then they should allow them to speak their language, and open schools for the little Arvanite kidsGreeks just want that culture to die. They want that language to stop existing. They want those songs to be forgotenThis is not gonna happen as long as in their veins runs still Arvanite blood
oltishqip (November 30, 1999 at 12:00 am)
I see there is nofacts at all in the ideas you gave here.Cheap propaganda.I think if you gayreece are gonna continue like this you are gonna have a big problem in the future.The Albanian=arvaniti the macedonian=bulgarian and the turkish minorities are gonna stand up for their rights of language historical and civil rights as minorities in greece.So i dont know any friend in your border.You are surrounded with enemys.So begin to pray for no war around you or begin to give back the stolen land.
ArdoVlora (November 30, 1999 at 12:00 am)
Aristidh Kola pak dite para sesa te vdiste tha : mos dyshoni fare mua me helmuan ashtu si kane helmuar te gjithe kryataret e meparshem te shoqatave Arvanitase . Shteti Grek e eleminoj sepse Aristidh Kola po ringjallte identitetin Shqiptar tek ky komunitet.
Albani1111 (November 30, 1999 at 12:00 am)
Nė paraqitjen e librit tė Thanas Moriati ishte dhe deputeti i PASOK-ut arvanitasi Teodor Pangallos i cili tha: 'Pėr ne qė u lindėm nė shtėpi ku gjyshja jonė fliste arvanitika, kėtė gjuhė qė nuk ėshtė greqisht me ca fjalė tė tjera, por ėshtė Shqip, shqipja e pastėr e shekullit XIV dhe kėtė na e vėrtetojnė edhe emigrantėt e sotėm shqiptarė qė ndodhen nė Mesologji dhe na thonė; 'Ju flisni shqipen e vjetėr'...
omernishi (November 30, 1999 at 12:00 am)
edhe ne Kosoven Lindore i thuhet gershetave "kosele"
Albani1111 (November 30, 1999 at 12:00 am)
Aspestosi akoma beson se kemi qene "kala e pamposhtur ne brigjet e Aderatikut" dhe "fanar ndricues ne te gjithe boten".Harroi aspestosi se Enveri e nisi me triska dhe e la me tollona Shqiperine.Shikoj ne tv kubanezet dhe koreanoverioret dhe kemi qene njesoj si ata.Edhe atyre ju eshte mbushur mendja se perendimi i respekton.Mendoj se eshte e kunderta.Perendimi jo vetem qe nuk i respekton por i tall 24 ore ne dite sic na ka tallur edhe ne...
bylysi (November 30, 1999 at 12:00 am)
po ashtu e ka ai me faza po mos e caj koken shume |
|